Natyrisht që dashuria nuk njeh moshë. Kjo shprehje nuk ka dalë kot, pasi ka plot raste ku dashuria ka sfiduar moshën.
Shembull i kësaj shprehje të goditur janë edhe disa nga futbollistët më të suksesshëm në botë, të cilët jashtë fushës së blertë kanë zgjedhur si partnere të jetës një femër disa vite më të madhe se vetja, shkruan JOQ.
Më poshtë kemi renditur disa nga futbollistët më të famshëm në botë që kanë bërë këtë zgjedhje dhe pjesë e kësaj renditje është dhe ish-kapiteni legjendar i kombëtares kuqezi, Lorik Cana.
Çifti simpatik argjentinas që bëri bujë dhe u kritikua pafund nga të gjithë pasi sulmuesi i Interit u dashurua dhe martua me ish-gruan e mikut të tij, Maksi Lopez. Uanda ka tre djem nga martesa e parë me Maksin, Valentino, Benedicto, Constatino dhe dy vajza me Ikardin, Isabella dhe Françeska. Pavarësisht diferencës së moshës prej 6 vitesh, 24-vjeçari ishte i vendosur të kurorëzonte dashurinë me 30-vjeçaren bjonde në martesë në vitin 2014-të.
Pak a shumë e njëjtë është edhe historia e dashurisë së Fabregas me të dashurën e e tij, Daniella. Çesk Fabregas është martuar me bukuroshen Semaan në vitin 2011 dhe ka tre fëmijë me të, dy vajza Lia, Capri dhe një djalë që lindi këtë vit, Leonardo. Mesfushori spanjoll është 30 vjeç, ndërsa bashkëshortja 42- vjeçare.
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç, 35-vjeç, është 11 vite më i vogël se se partnerja e tij Helena Seger, 46 vjeçe. Çifti suedez kanë dy fëmije, Maksimilian dhe Vincent.
Gjithashtu edhe mbrojtësi i Realit të Madridit, Sergio Ramos, bën pjesë në këtë kategori. Ramos ka 8 vite diferencë me nusen e tij, prezantuesen spanjolle, Pilar Rubio, dhe ata kanë dy fjem të bukur së bashku.
Edhe ish-lideri i Kombëtares sonë, Lorik Cana, siç kanë raportuar më parë portalet, mendohet të ketë një diferencë të vogël në moshë me nuset e tij italiane, Monikën, me të cilën ka një djalë që quhet Bojken.