Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ka qenë trajneri i njohur Ismet Munishi i cili rrëfeu shumëçka nga karriera e tij e bujshme si lojtar, por edhe si trajner.
Munishi fillimisht tregon se si ndryshoi jeta e tij pas transferimit nga Flamurtari tek Maribori dhe se si menaxheri Nexhmedin Haxhiu e bëri të mundur kalimin e tij atje.
“Vjen Nexhmedin Haxhiu, menaxheri i njohur atëherë ka qenë Nexhi ka pas pak menaxherë shqiptarë, Nexhi ka qenë më i njohuri në atë kohë, ka punuar jashtëzakonisht mirë dhe na sheh duke luajtur në fshatin Llukar”.
“Më thirrë një shok i klubit Iliri (Sopi) thotë ka ardhur një menaxher të ka parë në Llukar duke luajtur dhe unë mendova që është shaka”.
Munishi tutje tregon se si Haxhiu i dha atij disa mjete financiare dhe ftesën për vizë që ia bëri asokohe Olimpija Ljubljana.
“Unë kisha dëshirë sepse Olimpia ishte klubi më i njohur për të shkuar. Nexhi i njihte rrethanat dhe ma bënte Maribori është më i organizuar”, ka thënë ai mes tjerash.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Nexhipi i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix , Lasko dhe Pro Transport./Telegrafi/