Site icon Telegrafi

Nga largimi prej futbollit për gjashtë muaj, deri tek personi që ia dedikon suksesin – Mirlind Daku, mysafir në “Arena e Yjeve”

Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte super ylli shqiptar, Mirlind Daku.

Reprezentuesi i Shqipërisë ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet, duke filluar që nga refuzimi prej Dritës dhe Gjilanit.

Daku ka bërë të ditur po ashtu se nuk e harron edhe lojtarin që asistoi te goli i tij i parë në Superligën e Kosovës.

Mirlindi ka treguar edhe kujt ia dedikon gjithë suksesin e tij të deritanishëm në karrierë, mes rrëfimeve të tij emocionale.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Daku i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent FixLaskoPro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/

Exit mobile version