Fëmija jashtëmartesor i Robert Berishës ishte temë e lajmeve të showbizit vendor kohëve të fundit.
Menjëherë pas këtyre lajmeve erdhi reagimi i Robertit, i cili nuk e mohoi dhe as pohoi se ka një vajzë tjetër duke lënë këtë qështje si në mjegull.
E kontaktuar nga Telegrafi dadoja e vajzës, Valentina, e cila është nga Gjakova dhe jeton prej vitesh në Londër, konfirmoi edhe njëherë se ky lajm është plotësisht i vërtetë dhe se vajza është e Robertit.
“Unë kujdesem për Aronën që prej se ka lindur, vajza është e Robertit, unë tashmë i di të gjitha sepse jam bërë pjesë e kësaj familje qe 10 vite dhe kam përjetuar çdo gjë së bashku me Aronën dhe Aidën”, tha Valentina, e cila zbuloi se Roberti ka qenë në dijeni që në fillim për shtatëzaninë.
“Roberti dhe Aida nuk është se kishin krijuar ndonjë lidhje tamam lidhje, por se janë pëlqyer dhe janë takuar disa herë dhe ai ka qenë në dijeni për shtatëzaninë që nga fillimi”.
“Aida nuk do që t’i ndajë Robertin dhe Norën dhe as tu sjellë probleme në jetën e tyre sepse edhe në fillim kur i ka treguar për shtatëzaninë ajo i ka thënë se nuk do asgjë nga ai, se vajzën do ta rrisë vetëm, por vetëm vajzës mos t’i mungojë dashuria e tij dhe ta ketë afër kur ka nevojë për të”, shtoj tutje dadoja duke thënë se Robertin e ndalon Nora, prandaj nuk e takon më vajzën.
“Roberti e do Aronën ajo dihet, por si duket ka frikë nga Nora ta takojë vajzën. Unë jam shumë e lidhur me të se e kam rritur vetë dhe e di se të dyja nuk do të ndërhyjnë në jetën e tyre sepse ajo i ka të gjitha veç dashurisë së babait”.
Ndryshe Valentina sqaroi se Aida Ademi, nuk ka dhënë ndonjë intervistë për asnjë medium në Kosovë duke quajtur të montuara disa intervista të publikuara kohë më parë në emër të saj. /Telegrafi/