Site icon Telegrafi

“Nga krisja e pushkëve, në rrjetet sociale” – si India e ndaloi TikTok-un kinez, edhe pse aplikacioni ishte shkarkuar 600 milionë herë në këtë shtet

Të hënën, qeveria e Indisë njoftoi se do të bllokojë përdorimin e 59 aplikacioneve për celularë sepse ata ishin “të angazhuar në aktivitete … paragjykuese (ndaj sovranitetit dhe integritetit të Indisë)”.

Dhe siç shkruan Foreign Policy, përcjell Telegrafi, ndërsa njoftimi për shtyp i New Delhit nuk e përmendi Pekinin me emër, lista e 59 aplikacioneve – secila e drejtuar nga ndërmarrjet kineze – e bëri të qartë se ishte qëllimi i synuar.

Siç thuhet në shkrim, softueret e bllokuar përfshijnë aplikacionin për ndarjen e videove TikTok, i cili është shkarkuar rreth 600 milionë herë në Indi; UC Browser, një shfletues në internet që përdor shumë pak të dhëna dhe është i popullarizuar në mesin e indianëve që përdorin smartfonë me kosto të ulët; dhe aplikacione të tjera të njohura si Shareit, Baidu, Weibo dhe WeChat.

Sipas FP, India përmendi nenin 69A të Aktit të tij për Teknologjinë e Informacionit në shpjegimin se pse mori masa.

Por sipas ligjit indian, ai mund ta mbante vendimin konfidencial.

Gjithsesi, siç vlerëson FP, marrja e një qëndrimi publik kundër Kinës ishte çështja.

Lexo po ashtu Apple dhe Google bllokojnë dhjetëra aplikacione kineze në Indi

Kjo pasi që, pas përleshjeve vdekjeprurëse të muajit të kaluar me trupat kineze, New Delhi është përballur me presionin e brendshëm për të dalë me një përgjigje të fortë.

Opsionet për tregti ishin të kufizuara dhe potencialisht vetë-mposhtëse, ndërsa opsionet ushtarake ishin edhe më të rrezikshme.

Kështu, eksportet teknologjike të Kinës ishin një arenë e natyrshme kah mund të kthehej India – dhe një në të cilën India në të vërtetë mund të impononte ca dëme.

Dhe siç vlerëson FP, vendimi i së hënës është i rëndësishëm vetvetiu, por gjithashtu ka të ngjarë të nxisë veprime midis dy tregjeve më të mëdha në internet në botë për sa i përket përdoruesve.

Ai mund edhe të krijojë një precedent për vendet e tjera që kërkojnë të rregullojnë ose ndalojnë firmat kineze të teknologjisë.

Ndikimi në Kinë

Siç shkruan FP, përcjell Telegrafi, India është tregu më i madh i jashtëm i Kinës për aplikacione siç janë TikTok dhe UC Browser.

Ndërsa India përfaqëson një burim relativisht të vogël të ardhurash për aplikacionet kineze, është akoma tregu i saj më i shpejtë në zhvillim më të shpejtë.

Ndërsa indianët bëhen më të pasur, të ardhurat mesatare për përdorues do të rriten: Tregu i reklamave dixhitale të Indisë pritet të rritet me 26 për qind këtë vit, raporton CNN.

Gjithashtu, siç paralajmërohet, mund të ketë veprime të mëtutjeshme në programe dhe pajisje të tjera kineze, veçanërisht me produktet 5G, pasi indianët bëhen më të vetëdijshëm për kërcënimet e mundshme të sigurisë së teknologjisë kineze.

Vetëm këtë javë, për shembull, Komisioni Federativ i Komunikimeve të SHBA-së zyrtarisht përcaktoi Huawei dhe ZTE si kërcënime të sigurisë kombëtare, duke ndaluar në mënyrë efektive ofruesit e internetit të SHBA që të përdorin subvencione federale për të blerë pajisjet e tyre.

Ndikimi në Indi

Vendimi i New Delhit do të dëmtojë indianët gjithashtu.

Ndërsa masa do t’i pëlqejnë mediave të vendit dhe atyre që bëjnë thirrje për hakmarrje pas përleshjes së kufirit të muajit të kaluar, ndalimi i TikTok do të dëmtojë mijëra krijues të përmbajtjes indiane që varen nga aplikacioni kinez për jetesën e tyre.

Lexo po ashtu Situatë e tensionuar përgjatë vijës kufitare Kinë-Indi, vriten tre ushtarë të Indisë gjatë përleshjes me trupat kineze në Kashmir

Kjo mund të ndodhë, edhe pse, kompanitë indiane si Roposo, një alternative lokale për TikTok, mund të shohin një rritje të interesit dhe përdoruesve të rinj.

Gjithashtu, Chrome është ende aplikacioni më i popullarizuar i shfletuesit në Indi, dhe kompani të tilla si Google mund të përfitojnë gjithashtu nga bllokimi i Shfletuesit UC.

Një epokë e re e tekno-nacionalizmit?

Ndërsa impulsi i menjëhershëm për veprimet e Indisë vjen nga përplasjet në kufi, vetë ndalimi i aplikacionit nuk është aq befasues duke pasur parasysh trendin më të gjerë të vendeve që përpiqen të mbrojnë të dhënat e qytetarëve të tyre.

Ndërsa më shumë indianë “vijnë në internet” përmes smartphone-ve të lirë, të dhënat personale do të bëhen më të vlefshme për firmat e teknologjisë dhe qeveritë ashtu.

Duke pasur parasysh se sa ndërthuren kompanitë më të mëdha të Kinës me shtetin, ishte vetëm çështje kohe përpara se vende si India të impononin “ndalesën e tyre më të madhe”.

Tani shtrohet pyetja se si mund të hakmerret Pekini. /Telegrafi/

Exit mobile version