Site icon Telegrafi

Nga kjo javë ndalohen reklamat pa leje në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me vendim të Ekzekutivit të Komunës, ka ndaluar reklamimet pa leje në mure, në shtylla, në drunj, në tokë, hedhjen e broshurave reklamuese para shtëpive dhe banesave, në makina dhe të ngjashme.

Në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shkruar se “këto po shkaktojnë ndotje të madhe të ambientit, dhe bezdi tek qytetarët”.

“Dënimet do të jenë të larta, posaçërisht për personat juridikë, ka shkruar Ahmeti, duke shtuar se për të gjitha detajet qytetarët do të njoftohen me kohë nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Komuna e Prishtinës. /Telegrafi/

Exit mobile version