Këngëtarja Dafina Zeqiri e nisi suksesshëm vitin me publikimin e projektit të saj të parë deputues për në tregun ndërkombëtar “Four Sesons”.
Ndonëse jetoi me vite në Suedi, karrierën këngëtarja Zeqiri e nisi në Kosovë duke kënduar këngë në gjuhën shqipe.
Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet në SoHo.
Ajo ka shpërndarë edhe disa imazhe të tjera, në të cilat përmend rrugëtimin e saj deri në New York, qytetin e saj të ëndrrave.
Nga Suedi, në Kosovë/Shqipëri, duke e përfunduar në New York, qytetin e ëndrrave”, shkruan Dafina përbri fotografisë. /Telegrafi/