Site icon Telegrafi

Nga karantina e Zelandës së Re, Vesa Luma ekzekuton për fansat Vallen e Kukësit

Foto: Vesa Luma/Instagram

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Vesa Luma, ka tash e sa vite që jeton në Zelandën e Re me bashkëshortin dhe djalin e tyre të vogël, Lianin.

Vesa këto ditë ka qëndruzar në izolim me familjen, ashtu si shumë njerëz në mbarë botën për shkaqe të preventimit të coronavirusit.

E teksa po qëndron në karantinë, Luma duket se po e shfrytëzon mjaft mirë kohën që të aftësojë edhe më tepër veten në vallëzim.

Së fundmi, ajo publikoi për fansat e saj në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqej duke ekzekutuar një nga vallet më të njohura tradicionale shqiptare, arë të Kukësit.

Lexo po ashtu Ekskluzive/ Video-mesazhet motivuese nga të famshmit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit: Kini durim, së bashku do t'ia dalim

E veshur kuq e zi dhe me një shami të kuqe me simbolin e shqiponjës në dorë, këngëtarja nga Prishtina dukej mjaft në formë teksa vallëzonte nën ritmet e muzikës tradicionale.

“More le ta merr vesh krejt bota, vallja e Kukësit. Po vazhdoi Karantina e boj edhe të Drenicës e të Tropojës e kshtu me radhë”, shkroi Vesa në mbishkrimin e videos në Instagram.

Këngëtarja përndryshe javën e kaluar përmes një video-mesazhi ekskluziv nga Zelanda e Re për Telegrafin, iu bëri thirrje fansave të saj që të qëndrojnë në shtëpi në këto kohë të vështira dhe të kenë durim deri në një normalizim të situatës. /Telegrafi/

Exit mobile version