Në fundjavën e fundit të tetorit do të ndërrohet ora, pra fillon matja dimërore e kohës. Akrepat do të lëvizin një orë prapa dhe koha dimërore do të zgjatë deri në javën e fundit të muajit mars të vitit të ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në mëngjesin e hershëm, nga ora 3, akrepat do t’i lëvizim në orën 2, që nënkuptons e do të flejmë një orë më tepër.
Përndryshe, ndërrimi i kohës është zbatuar për herë të parë në vitin 1916, në veri të Evropës, ndërkaq deri tani, zbatohet në 70 vende të botës./Telegrafi/