Nga janari deri në shtator të këtij viti, 70 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku në Kosovë, njofton Policia e Kosovës.
Sipas PK-së, 55 për qind e viktimave kanë qenë shoferë, ndërsa 24 për qind e aksidenteve fatale kanë qenë vetaksidente.
Janar-Shtator 2024, nga shtatëdhjetë persona që kanë humbur jetën, tridhjetenëntë prej tyre, apo 55 për qind, kanë qenë shoferë, ndërsa rreth 24 për qind e aksidenteve fatale kanë qenë vetaksidente.
Policia e Kosovës ka apeluar për vigjilencë dhe respektim të shenjave rrugore nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Policia po vazhdon aktivitetet e shtuara në terren për të rritur sigurinë në trafik.