Telegrafi

Nga Higuain te Piatek e Fabregas, Goal.com zgjedh formacionin më të mirë të transferimeve të janarit

Foto: Getty/Goal

Portali i njohur Goal.com ka përpiluar një formacion me lojtarët që mendon se ishin transferimet më të qëlluara në afatin kalimtar të janarit.

Afati i janarit nuk solli ndonjë transferim bombastik, por pati disa lëvizje interesante që vlen të përmendet.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar i janarit - të gjitha transferimet që ndodhën në ditën e fundit

Goal.com ka përpiluar një formacion me transferimet më të qëlluara, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë.

Kiko Casilla | Real Madrid – Leeds

Erdhi nga Liga e Kampionëve në Championship, por te Leeds ka gjetur veten si titullar dhe klubi lider beson se me Casillan në portë do të arrijë objektivin për tu inkuadruar në Ligën Premier.

Nathaniel Clyne | Liverpool – Bournemouth

Clyne kishte mbetur si rezervistë në ekipin e Liverpoolit, pasi Jurgen Klopp preferonte Alexander-Arnold para tij. Por, për Bournemouthin ky llogaritet një transferim i qëlluar, pasi Clyne është një reprezentues i rregullt i Anglisë.

Jeison Murillo | Valencia – Barcelona

Qendërmbrojtësi kolumbian ishte njëri nga transferimet befasues, por lëndimet e shumta në këtë repart e detyruan klubin katalunas të ndërhyj duke transferuar një lojtar me përvojë.

 Medhi Benatia | Juventus – Al-Duhail

Pas dy viteve e gjysmë të kaluara te Juventusi, Benatia vendosi të largohej. Marokeni u transferua te Al-Duhail në Katar duke befasuar të gjithë me vendimin e tij, pasi kishte oferta edhe nga ekipet evropiane.

Jonny Otto| Atletico Madrid – Wolves

Otto erdhi si huazim në fillim të sezonit, por paraqitjet e mira bënë që Wolves të vendos transferimin e përhershëm të tij. Transferimi i Ottos i kushtoi Ujqërve plot 18 milionë funte, duke thyer rekordin e klubit.

Leandro Paredes | Zenit – PSG

Argjentinasi shihej nga Chelsea si zëvendësues ideal i Cesc Fabregasit, por PSG reagoi shpejt duke transferuar atë nga Zeniti për një shifër prej 45 milionë eurosh.

Miguel Almiron | Atlanta United – Newcastle

Almiron ishte njëri nga yjet më të mëdha në Mayor League Soccer (MLS) dhe Laraskat nuk menduan dy herë për ta transferuar atë. Transferimi i Almiron për 21 milionë funte u bë më i shtrenjti në histori të klubit anglez.

Cesc Fabregas | Chelsea – Monaco

Fabregas është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë në dekadën e fundit. Transferimi i tij te Monaco erdhi pas mungesës së ndeshjeve në këtë sezon, ndërsa te francezët synon ta ndihmoj ekipin për të mbijetuar në Ligue 1.

Lucas Paqueta | Flamengo – AC Milan

Paqueta erdhi pa shumë bujë nga Flamengo te Milani në fillim të janarit, por paraqitjet e tij të mira dhe gjithmonë si titullar kanë bërë që transferimi i tij të llogaritet si njëri nga më të qëlluarit në vitet e fundit.

Gonzalo Higuain | AC Milan – Chelsea

Higuain pati një gjysmë-sezoni të dështuar te Milani, por bagazhi i tij dhe karriera e shquar kanë bërë që argjentinasi ta gjej veten te një nga transferimet më ta mëdha në këtë afat kalimtar.

Krzysztof Piatek | Genoa – AC Milan

Sulmuesi polak erdhi si zëvendësues i Higuainit që kaloi te Chelsea dhe arriti të shënojë dy gola në fitoren ndaj Napolit në Kupën e Italisë, duke bërë tifozët Rossonerë të besojnë se tani më në fund kanë gjetur sulmuesin e dëshiruar.

/Telegrafi/