Daniel Radcliffe, i cili u bë i famshëm me rolin e magjistarit Harry Potter, fitoi së funmi për herë të parë çmimin prestigjioz ‘Tony’ për rolin e tij në muzikalin “Merrily We Roll Along”.
Përkatësisht, ndarja e çmimeve ‘Tony Awards’, e cila u mbajt në New York mblodhi shumë personazhe të njohur të cilët shijuan shfaqje spektakolare të muzikës dhe kërcimit.
Megjithatë, ndërsa pati shumë shfaqje mahnitëse dhe fjalime të paharrueshme, ishin disa momente kyçe që ranë në sy.
Ndër të tjera, ishte një natë befasuese për Daniel Radcliffe, i cili fitoi ‘Tony’-n e tij të parë për ‘performancën më të mirë në një muzikal’.
“Kjo është një nga përvojat më të mira të jetës sime”, tha ai gjatë fjalimit.
Përveç tij, këtë çmim për herë të parë e fituan edhe Jonathan Groff, Sarah Paulson, Jeremy Strong dhe Kecia Lewis.
Është interesante se pas rolit të “Harry Potter”-it, Radcliffe më së shumti shfaqej në filma më pak të njohur dhe se më shumë interesohej për rolet teatrale.
Por këtë kohë, aktori ka mahnitur me transformimin e tij fizik kur u shfaq në serialin “Miracle Workers”. /Telegrafi/