Site icon Telegrafi

Nga Handanovic te Cuadrado e Sanchez, këta janë yjet që nëse Udinese do t’i mbante do ta trondiste Serien A (Foto)

Udinese njihet në Itali si skuadër që prodhon shumë talentë.

Familja Pozzo e ka klubin në pronësi që nga viti 1986 dhe që nga ajo kohë janë klub që luftojnë për pjesën e epërme të renditjes.

Vetëm disa klube mund të maten me Udinesen për skautët që ka ky klub.

Me njerëz në Ganë, Kolumbi, Kili, Sllovenia, Kroaci, Zvicër dhe Suedi, skuadra e Udinese shumë shpesh merr më të mirët e këtyre vendeve.

Lojtarë që paguhen shumë pak dhe nga ta fitohen miliona euro.

Lexo po ashtu Nëse Udinesen e merr kjo kompani, do të rivalizojë Juventusin, Milanin e Interin (Foto)

Rasti më i mirë është ai i Alexis Sanchez që Barcelona pagoi për të hiq më pak se 26 milionë euro.

Por Udienese ka pasur shumë yje në vitet e fundit dhe më poshtë mund ta shihni skuadrën që mund ta ndërtonte me ta.

Pa dyshim që do të ishte ndër më të fortat në Serie A./ Telegrafi/

Sami Handanovic (Inter, vlera aktuale – 15 milionë euro)

Dusan Basta (Lazio, vlera aktuale – 12 milionë euro)

Medhi Benatia (Juventus, vlera aktuale – 35 milionë euro)

Cristian Zapata (AC Milan, vlera aktuale – 15 milionë euro)

Juan Cuadrado (Juventus, vlera aktuale – 35 milionë euro)

Allan (Napoli, vlera aktuale – 20 milionë euro)

Piotr Zielinski (Napoli, vlera aktuale – 15 milionë euro)

Kwadwo Asamoah (Juventus, vlera aktuale – 15 milionë euro)

Antonio Candreva (Inter, vlera aktuale – 30 milionë euro)

Roberto Pereyra (Watford, vlera aktuale – 25 milionë euro)

Alexis Sanchez (Arsenal, vlera aktuale – 60 milionë euro)

Formacioni

Exit mobile version