Dy vajza të mitura kishin dalur nga shtëpia në muajin gusht dhe që nga atëherë familja nuk ka informacione për vendndodhjen e tyre.
Pasi nënë e tyre kishte humbur edhe kontaktin që kishte pasur me to përmes telefonit e rrjeteve sociale, ajo e ka njoftuar Policinë e Kosovës në lidhje me rastin.
Sipas asaj që ka deklaruar nëna e tyre në polici, vajzat kanë thënë se janë duke jetuar në Prishtinë.
“Rr. “Gëzim Sahiti”, Ferizaj Gusht 2020-10:00. Ankuesja f/k ka raportuar se prej muajit gusht të vitit 2020 dy vajzat e saj viktimat f/k njëra e mitur kishin dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Sipas ankueses ajo me vajzat përmes telefonit dhe në rrjete sociale deri para disa ditëve kishte pas kontakte të cilat i kishin thënë jemi duke jetuar në Prishtinë por më nuk ka kontakte”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/