Site icon Telegrafi

Nga gruaja e Xhemailit, te puthja ngushëlluese që mori Xhaka – gara e bukurosheve në tribuna (Foto)

Gjatë ndeshjes ndërmjet Polonisë dhe Zvicrës, në tribunat e stadiumit zhvillohej një tjetër garë – ajo ndërmjet femrave më të bukura.

Dhe nuk ka dyshim se, si gjithmonë, fokusi bie mbi gruan e Blerim Xhemailit, Erjona Sulejmani. Për ta shikuar këtë ndeshje, ajo ishte me djalin e saj të vogël, ndërsa gjoksin e kishte mjaft të ekspozuar.

Por, nuk ka dyshim se ajo kishte konkurrencë edhe nga bukuroshet polake që mbështesnin kombëtaren e tyre.

Aty ishte edhe gruaja e sulmuesit Robert Lewandowski, Anna dhe ajo e portierit Wojciech Szczesny, Marina, që kanë bërë edhe një ‘selfie’ së bashku.

Një moment që tërhoqi vëmendje ishte edhe puthja ngushëlluese që mori Granit Xhaka nga e fejuara, pas humbjes së penaltisë që i kushtoi Zvicrës me eliminim.

Ndryshe, Polonia shënoi e para në përballjen ndaj Zvicrës, ndërsa Xherdan Shaqiri e barazoi rezultatin me golin më të bukur të Evropianit për ta dërguar ndeshjen në vazhdime që më pas u vendos në penalti. Zvicra u eliminua, kurse Polonia shkoi në çerekfinale. /Telegrafi/

Exit mobile version