Site icon Telegrafi

Grabitja e armatosur në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit – policia jep detaje

Të hënën është raportuar për një rast grabitje në parkingun e një qendre tregtare, ku katër persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave punëtorë të kompanisë për bartjen e parave.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar njëri nga viktimat i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, në Prishtinë, si dhe një i dyshuar.

Tutje thuhet se të dyshuarit tjerë kanë ikur me një veturë në drejtim të panjohur.

Lexo po ashtu Grabitja e armatosur në Prishtinë ku u plagos një person, deklarohen nga Prokuroria

Ndërkaq siç thuhet në raport në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë e zjarrit me një karikator dhe pesë fishekë.

“I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version