Pas një grabitje të armatosur që kishte ndodhur të hënën rreth orës 18:15 në një market në Ferizaj, janë arrestuar dy persona.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin, si rezultat i angazhimeve policore, më 04.03.2025, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/