Telegrafi

Nga gabimi katastrofal i Pickford, Greenwood ia jep epërsinë Unitedit ndaj Evertonit

Manchester United është duke fituar 2-0 ndaj Evertonit në kuadër të miqësoreve që po zhvillohen para edicionit të ri.

Djajtë e Kuq kanë kaluar shumë shpejtë në epërsi, pasi qysh në minutën e tetë, realizuan golin e parë.

Ishte portieri i Evertonit, Jordan Pickford, që ia fali topin Mason Greenwoodit, duke shënuar me lehtësi.

Tetë minuta kaluan nga goli i parë dhe United shënoi edhe të dytin, me anë të Harry Maguire, për ta dyfishuar epërsinë. /Telegrafi/