Neymari duket se nuk e ka në plan të largohet nga Paris Saint-Germain edhe për një sezon.
Sulmuesi brazilian në verën e kaluar tentoi me çdo kusht të rikthehej te Barcelona, por në fund u pajtua të qëndronte te kampioni i Ligue 1.
Tani, Le Parisien raporton se 28-vjeçari dëshiron të qëndrojë edhe për një vit te PSG, duke vendosur më pas për të ardhmen e tij.
Sipas mediumit francez, Neymari nuk është dakord që të vazhdojë kontratën me parisienët, mirëpo do të kontribuojë edhe më tej në sukseset e klubit.
Barcelona me gjasë do të pres për brazilianin derisa ai të jetë 30-vjeçar, ndërsa kontrata aktuale i skadon në vitin 2022.
Kampioni në fuqi i La Ligas në atë vit mund të marrë atë me parametra zero, pasi do të jetë lojtar i lirë. /Telegrafi/