Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Norvegjinë më 26 mars në një ndeshje miqësore.
E kombëtarja skandinave tanimë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë takim.
Në këtë listë lojtari më i njohur është ylli i Real Madrid i huazuar në kampionatin holandez te Heerenveen, Martin Odegaard.
Përzgjedhësi i Norvegjisë, Lars Lagerback ka ftuar 24 futbollistë për përballjen me Shqipërinë.
Përveç Odegaard, në këtë listë është ftuar edhe ylli i Hannover 96, Tobias Fossum si dhe ai i Bournemouth, Joshua King.
“Në vitin e kaluar kemi grumbulluar shumë futbollist në kombëtare”.
“Tani kemi filluar të ndërtojmë një skuadër për të ardhmen. Do të ketë hapësirë edhe për futbollistë tjerë”, ka thënë Lars Lagerback.
Për këtë takim jashtë listës ka mbetur sulmuesi nga Kosova, Veton Berisha. /Telegrafi/