Philippe Coutinho bëri që në “Etihad Stadium” të bije heshtja në minutën e 69-të, pasi shënoi golin e dytë për Aston Villën dhe disi dukej se veniti shpresat e Citizens për titulll titullit, por pikërisht aty mori spunto edhe një përmbysje spektakolare e Manchester Cityt.
Tre gola për 5 minuta (76’, 78’, 81’) kompletuan përmbysjen e çmendur të kampionit që ishte në fuqi, që morën titullin e tetë kampion në historinë e Ligës Premier , ndërsa Pep Guardiola ka arsye të festojë, pasi ka fituar katër prej tyre dhe të gjithë në 5 sezonet e tij te skuadra nga Manchesteri.
Vërshëllima finale e Michael Oliviere bëri që në “Etihad’ të nisë festa, teksa shumë tifozë zbritën në fushë për të festuar e bërë foto me futbollistët, ashtu siç ka ndodhur në thuajse të gjithë ligat gjatë fundit të këtij sezoni.
Ndërhyrja e sigurimit ishte e pamjaftueshme për të mbajtur entuziazmin e tifozërisë blu të Manchesterit, teksa edhe Guardiola me futbollistët e Citizens vuajtën jo pak për të shkuar në dhomat e zhveshjes, e për t’u rikthyer sërish për të ngritur lart trofeun, por atëherë kur situata ishte normalizuar.
Trajneri spanjoll vërehej qartë se kishte emocione dhe nuk mund t’i ndalte lotët e gëzimit, gjë që ishte edhe e kuptueshme. /Telegrafi/
"Pep Guardiola can't cope, that shot there of him crying says it all" 😭
Full-time scenes at the Etihad!! 🥳🥳 pic.twitter.com/ah3F4fJIkW
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) May 22, 2022