Nga Facebook kanë shpjeguar se pse në orët e para të mëngjesit të sotëm, ky rrjet social pati probleme me shfaqjen e postimeve të personave të panjohur nëpër profilet e shumë përdoruesve.
“Kemi të bëjmë me një ndryshim konfigurimi që shkaktoi probleme me feedin e Facebookut tek disa përdorues. E kemi zgjidhur këtë problem sa më shpejtë që kemi mundur”, ka shkruar Alexandru Voica, menaxher i komunikimit në Meta, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që në “news feedin” e përdoruesve, në orët e para të mëngjesit të sotëm filluan të shfaqen postime të personave të panjohur.
Fillimisht për këtë problem raportoi ueb-faqja Down-Detector që merret kryesisht me këto çështje, ku nga vende të ndryshme të botës përdoruesit e Facebook raportuan se po kanë edhe probleme që të kyçen në llogaritë e tyre. /Telegrafi/
Earlier today, a configuration change caused some people to have trouble with their Facebook Feed. We resolved the issue as quickly as possible for everyone who was impacted, and we apologize for any inconvenience.
— Alexandru Voica 💀 (@alexvoica) August 24, 2022