Telegrafi

Nga Emiljano Shullazi tek Albert Zaja, dalin sot para gjykatës pesë anëtarët e tjerë të grupeve kriminale të goditura nga SPAK

Pesë anëtarë të tjerë të bandave të rrezikshme kriminale të godituara nga megaoperacioni i SPAK me 50 urdhër arreste dalin sot para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bëhet fjalë për Emiljano Shullazin, Besian Xhixhën, Enver Divën, Gjergj Cukalin dhe Albert Zajën.

Një ditë më parë u njohën me masën e sigurisë arrest në burg 9 anëtarë të tjerë, mes tyre Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë dhe që atëherë rezulton i zhdukur. Viktor Ymeraj i njohur si “Tori i Xhihanes”, si pjesë e grupit të Shullazit rezulton se bashkëpunoi me Vis Martinaj për vrasjen Durim Bamit. Një ditë më parë u burg u la edhe Mir Brryli miku e bashkëpunëtori i Pëllumb Gjokës i arrestuar nga Metamofroza.

Lexo po ashtu Goditja e 7 grupeve kriminale në Tiranë - gjykata tërhiqet për shpalljen e vendimit ndaj 9 të arrestuarve

Nga 50 urdhër arreste në total për shtatë grupe kriminale, 14 prej tyre u ekzekutuan brenda vendit, ndërsa 6 të tjera jashtë, 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë. 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. Anëtarët e shtatë bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje, kultivim kanabisi etj. /Telegrafi/