Site icon Telegrafi

Nga e hëna pritet të ndryshojë moti, përgatituni!

Të hënën, Maqedonia do të ndikohet nga masat e ajrit shumë të ftohtë nga ana veriore e cila do të mundësojë shfaqjen e një erë të fortë dhe një rënie të konsiderueshme të temperaturave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informoi EHM, pasdite në viset malore do të ketë dëborë.

Nga e marta do të jetë shumë ftohtë dhe me erë, dhe është e mundur që të bjerë borë edhe në pjesët më të ulta. Temperaturat gjatë ditës do të mbajnë rreth zero gradë C.

Këto ditë, nga e premtja pasdite dhe gjatë fundjavës, do të vazhdojë relativisht ngrohtë, kurse kushte për mjegull do të ulen. /Telegrafi/

Exit mobile version