Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se nga dita e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit, të cilat do të krijojnë kushte që në stadin e parë të Troposferes të formohen vranësira të dendura dhe jostabile.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh dhe do të vazhdojnë edhe ditën e shtune.
Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar, por vende-vende këto reshje do të jenë të intensitetit të lartë, në formë rrebeshi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëviin ndërmjet 13-15gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Të dielën pritet të ketë stabilizim të motit dhe intervale të gjata me diell. Temperaturat maksimale do të jenë në rritje, në vlerat e mesatareve.
Sipas parashikimeve numerike dhe sinoptike java e ardhshme pritet të jetë pak më e nxehtë, por që edhe reshjet e shiut nuk do të mungojnë. /Telegrafi/