Një emision i ri do të nis transmetimin në ekranet televizive.
Emisioni “Estetika me Krenarin” nga Krenar Dobroshin do të trajtoj çështjet e estetikës, temë kjo që çdo herë e më shumë po zë vend në shoqëri.
“Estetika me Krenarin” trajton probleme të ndryshme të lëkurës. Trajtimet, mirëmbajtja, këshilla dhe prognoza do të jenë pjesë e çdo episodi.
Gjatë këtij cikli të emisioneve do të mund të shihni se si ndryshim dhe ndërhyrjet në pamjen e jashtme do të ndikojnë në gjendjen e brendshme të personazheve pjesëmarrëse.
Emisioni do të nis nga data 12 dhjetor, dhe do të shfaqet çdo të diel në ora 15:00 në ekranet e RTV Dukagjinit. /Telegrafi/