Site icon Telegrafi

Nga e diela, më ngrohtë dhe intervale më të gjata me diell

Masa të ngrohta ajrore nga Evropa Perëndimore dhe Mesdheu do të shtrihen mbi rajon, që nga dita e diel kushtëzojnë mot të butë, dhe rritje të temperaturave mbi vlera mesatare.

Nga mesi i javës së ardhshme fusha të presionit të ulët dhe masa më të ftohta ajrore, do të depërtojnë mbi rajon, që rrisin mundësitë për reshje shiu, e vende-vende edhe për reshje kalimtare bore.

Sipas Prishtina Weather, ditën e shtunë vlerat e cilësisë së ajrit do të përmirësohen dhe do të zbresin në vlera mesatare dhe të mira, mirëpo nga dita e diel kur pritet të stabilizohet situata meteorologjike, do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

15.02 – Vranësira dhe intervale me diell. Herët në mëngjes aty-këtu mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.

16.02 – Kryesisht me diell, e gjatë ditës butë. Në vise të ulëta, orëve të mëngjesit mundësi për mjegull/mjegullinë.

17.02-18.02 – Të hënën mot i butë dhe kryesisht me diell. Ditën e martë butë, paradite kryesisht me diell. Ditën vransira dhe intervale me diell.

19.02 – Vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -1C deri në 3C, e maksimalet nga 8C deri në 14C.

Do të fryejë erë mesatare nga veriu 3-7m/s, e nga dita e diel erë e lehtë nga juglindja 1-3m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet lartë mbi vlera normale, e më pas gradualisht do të pësojë rënie./Telegrafi/

 

Exit mobile version