Problemet në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçi’, nuk kanë të sosur edhe pas përurimit që në ndeshjen miqësore ndaj Marokut.
Nga dy tribuna të impiantit të ri nuk mund të shohësh ndeshjen lirshëm por shikon tribunën që ndodhet për karshi pasi distanca e largët nga fusha nuk ta lejon një gjë të tillë.
Tribunat nga të cilat nuk mund të shohësh ndeshjen janë tribunat që janë pas porte që janë të ndara.
Saktësisht ata që kanë blerë biletat për tribunën 7 dhe 11 më mirë ta shohin ndeshjen nga ekrani i televizorit sesa të jenë në stadium.
Ky problem është zbuluar që në ndeshjen miqësore ndaj Marokut. Por deri tani për këtë shqetësim të shprehur nga tifozët nuk ka një reagim zyrtar nga drejtuesit e stadiumit “Loro Boriçi”.