Telegrafi

Nga dy aksidente në Skenderaj, lëndohen pesë persona

Foto: Ilustrim

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore të mërkurën rreth orës 13:53 si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave civile, në Skenderaj.

Sipas raportit të policisë, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve, gjendja e tyre është stabile.

Një rast tjerët ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:20, ku një femër ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave civile, po në Skenderaj.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar mjekësor në QKUK. /Telegrafi/