Site icon Telegrafi

Nga Dubai në Zanzibar, Enca Haxhia ndërron destinacionin e pushimeve

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, gjatë këtyre ditëve duket se po kalon një kohë jo-produktive, jashtë angazhimeve të zakonshme.

Ajo ka qenë prej disa ditësh në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht në Dubai, të cilin njëherësh e ka quajtur ‘shtëpinë e dytë’.

Pas disa ditëve qëndrimi atje, bukuroshja ka bërë të ditur se ka ndërruar destinacion.

E njëjta tani po shijon një periudhë të mirë në Zanzibar të Tanzanisë, një vend ky i preferuar për një pjesë të madhe të shoëbizit shqiptar.

Lexo po ashtu Enca rikthehet për pushime në Dubai: Shtëpia ime e dytë

“Cila është fotografia juaj e preferuar?”, ka shkruar Haxhia pasi postoi poza të ndryshme.

Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente, meqë në Instagram numëron mbi dy milionë njerëz.

27-vjeçarja viteve të fundit duhet theksuar se ka qenë më e tërhequr nga muzika e koncertet. /Telegrafi/

Exit mobile version