Site icon Telegrafi

Nga Dua Lipa tek Inva Mula: Të famshmit shqiptarë nëpër botë bëhen bashkë për një koncert madhështor në Romë

Si kurrë më parë deri më tani, do të kemi mundësi që t’i shohim në një vend yjet shqiptare me famë ndërkombëtare.

Në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të Qeverise shqiptare dhe nga liderit e të gjitha besimeve fetare.

Dua Lipa, Ermal Meta, Inva Mula, Olen Çezari, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Elhaida Dani, Lorik Cana dhe Erza Muqolli do të mblidhen bashkë për një koncert.

Këta këngëtarë të famshëm do të mund t’i shohim më 19 nëntor në kryeqytetin italian të Romës.

Në fakt, artistët do të mbajnë një shfaqje madhështore në teatrin Argentina, në orën 20:30.

Ata do të performojnë në një koncert kombëtar në nder të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Ishte tenori Ramë Lahaj, ai që njoftoi lajmin përmes llogarisë personale në Instagram duke shkruar se “Tok së bashku për Skënderbeun”. /Telegrafi/

Exit mobile version