Gazeta franceze L’Equipe ka përmbledh të gjitha problemet brenda dhomës së zhveshjes së Paris Saint-Germain në pjesën e parë të sezonit, duke përfshirë edhe marrëdhënien e dobët midis Gianluigi Donnarumma dhe Keylor Navas.
22-vjeçari italian iu bashkua gjigantëve të Ligue 1 në një transferim të lirë nga Milani verën e kaluar. Megjithatë, ai nuk është një titullar i rregullt në Paris, pasi ka luajtur vetëm 11 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.
Muajin e kaluar, agjenti i tij Mino Raiola pretendoi se nuk kishte ‘probleme me PSG’ edhe pse klienti i tij kishte pranuar se konkurrenca me Keylor Navas ishte ‘shqetësuese’.
Një raport nga gazeta franceze L’Equipe konfirmon se marrëdhënia mes dy portierëve është mjaft e dobët.
Sipas gazetës franceze, marrëdhënia mes të dyve po prishet dhe situata vështirë se do të përmirësohet në pjesën e dytë të sezonit.
Megjithatë, trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, përjashtoi problemet mes tyre.
Por, sipas L’Equipe, egot e mëdha brenda dhomës së zhveshjes po i shkaktojnë probleme trajnerit argjentinas.
Leo Messi dhe Leandro Parades nuk u paraqitën në stërvitje një ditë pas ceremonisë së Topit të Artë, ndërsa klubi nuk e sanksionoi Neymarin për vonesën e tij në një takim me një sponsor.
Gjithashtu, sipas raportit, disa lojtarë nuk e kuptojnë Pochettinon dhe disa vendime nga klubi, si p.sh. 3 ditë pushim për Mauro Icardin pas problemeve të tij në martesë me Ëanda Narën. /Telegrafi/