Telegrafi

Nga djegja e një banese në Fushë Kosovë, u lëndua një person

Një person ka marrë lëndime pasi një banesë është përfshirë nga zjarri për shkak të defektit të rrymës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës ngjarja bëhet e ditur se ka ndodhur të premten rreth orës 13:22 në rrugën “Pajazit Islami”, në Fushë Kosovë.

Tutje në raport bëhet e ditur se personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Është raportuar se për shkak të defektit të rrymës është përfshirë nga zjarri një banesë. Njësit relevante policore, eksperti i zjarreve, emergjenca si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë arrite të lokalizojnë zjarrin. Raportohet për një person të lënduar i cili me autoambulancë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/