Telegrafi

Nga divani dolën dhjetëra mace të “tërbuara” nga uria (Video)

Gjykata në Bursë të Turqisë, ka kërkuar që një gruaje t’i thyhet dera e banesës me forcë, sepse fqinjët kishin ankesa të shpeshta se nga aty vinte një erë shumë e rëndë.

Nuk bëhet e ditur kush është pronarja e banesës që mbante shumë mace në një gjendje të mjerueshme dhe të papastër, transmeton Telegrafi.

Kur pastruesit kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda, i kanë marrë ato. Por, nuk kanë ditur se në një divan janë fshehur edhe dhjetëra të tjera.

Shikoni momentin kur dalin macet e tërbuara dhe të uritura, teksa fillojnë të bredhin nëpër dhomë. /Telegrafi/