Gjykata në Bursë të Turqisë, ka kërkuar që një gruaje t’i thyhet dera e banesës me forcë, sepse fqinjët kishin ankesa të shpeshta se nga aty vinte një erë shumë e rëndë.
Nuk bëhet e ditur kush është pronarja e banesës që mbante shumë mace në një gjendje të mjerueshme dhe të papastër, transmeton Telegrafi.
Kur pastruesit kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda, i kanë marrë ato. Por, nuk kanë ditur se në një divan janë fshehur edhe dhjetëra të tjera.
Shikoni momentin kur dalin macet e tërbuara dhe të uritura, teksa fillojnë të bredhin nëpër dhomë. /Telegrafi/
https://youtu.be/MkVg2ouwOEw