Bashkëpunimi i këngëtares Dhurata Dora me Maitre Gims bëhet e ditur se do të lansohet nesër (e premte).
Këtë e kanë njoftuar vet artistët përmes disa postimeve që kanë shpërndarë në faqet e tyre zyrtare.
Bukuroshja shqiptare ka publikuar një tjetër postim përkrah artistit kongolez, emri i vërtetë i të cilit është Gandhi Bilel Djuna.
“Only You, 28.05.2021”, ka qenë përshkrimi i fotografisë referuar datës së saktë të publikimit të kësaj kënge.
Ky njëherësh është dueti i dytë me radhë i dyshes, klipin e të cilit e kanë realizuar në ishujt Maldive.
Dhurata dhe Gims ndërkohë sollën hitin “Te Quiero” në vitin 2019 së bashku edhe me DJ Assad.
Projekti u soll vetëm në ‘audio’ dhe deri më tani ka grumbulluar mbi tre milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/