Bashkëpunimi i Dhurata Dorës me Maitre Gims po rezulton jashtëzakonisht i suksesshëm.
Dy javë pas publikimit në YouTube, videoklipi i këngës “Only You” ka kaluar shifrën prej 20 milionë shikimesh.
Padyshim që këtij suksesi i është gëzuar vet këngëtarja, e cila e ka publikuar njoftimin në rrjetet sociale për këtë arritje të madhe.
Në një deklaratë lidhur me Dhuratën, Gims ka thënë se ka një kohë që e njeh atë dhe e adhuron punën e saj, për këtë e ka ftuar edhe në albumin e tij të ri.
“Ajo është një artiste që dua t’ia prezantoj Francës. Kjo sepse ajo ka talent”, ka deklaruar ylli francez.
Me këtë bashkëpunim, Dhurata synon suksesin e hitit “Zemër” me Soolking që numëron mbi 591 milionë shikime. /Telegrafi/