Site icon Telegrafi

Nga dhuna në familje, armë në banesë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, gjashtë të arrestuar në Tiranë

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale. Një 47 vjeçar është arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Një 27 vjeçar është arrestuar për dhunë ndaj babait ndërsa një 43 vjeçar është arrestuar gjithashtu për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në pranga ka rënë edhe një person tjetër pasi iu gjet në banesë një armë zjarri kallashnikov me krehër e municion luftarak. Është arrestuar gjithashtu një 45 vjeçar pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ndërsa një 26 vjeçar u ndalua teksa po drejtonte automjetin pa leje drejtimi. /Telegrafi/

Exit mobile version