Telegrafi

Nga De Gea deri te Mbappe: Zidane me projekt të ri ‘Galaktikët II’, formacioni i mundshëm

Kthimi i Zinedine Zidanet në Real Madrid ka bërë që tifozët të ëndërrojnë për një epokë të re të Galacticos.

Francezi ka befasuar të gjithë me rikthimin tek klubi, ku dhjetë muaj më parë ishte larguar nga detyra e trajenrit pasi fitoi tre herë rresht titullin e Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Shakaja e Perez: Zidane është francez, prandaj mund të bëjë diçka rreth Mbappes

Gjigantët spanjoll kthyen legjendën e klubit pas një sezoni të mjerë që i la jashtë garës për trofeun e Ligës së Kampionëve dhe Copa del Rey.

Me ardhjen e Zizus, mediat tashmë kanë filluar të spekulojnë edhe për ndryshimet në formacionin startues, ndërsa The Sun ka përpiluar njëmbëdhjetshen e mundshme të francezit e quajtur “Galaktikët II”.

Zinedine Zidane gjatë prezantimit në rikthimin e tij si trajner i Real Madridit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

David de Gea shihet si portier i ri gjersa në vijën mbrojtëse nuk do të ketë ndryshime që përbëhet prej Regullion, Varane, Ramos dhe Carvajal.

Në mesfushë nuk gjendet treshja Casemiro, Modric dhe Kross dhe në vend të tyre do të vijnë Paulm Pogba (Man.United), N’Golo Kante (Chelsea) dhe Chrsitian Eriksen (Tottenham).

Lexo po ashtu Zidane ka buxhet 400 milionë euro – disa nga këta dhjetë yje do të tentohen që të blihen në verë

Edhe në sulm do të ketë ndryshime, ku më nuk do ta shohim Balen dhe Benzeman, por do të zëvendësohen me Eden Hazardin (Chelsea) dhe dyshen e PSG-së, Neymar Jr. dhe Kylin Mbappen.

Ndryshe, Zidane ishte raportuar se kishte mosmarrëveshje me presidentin Florentino Perez rreth politikave të transferimit të lojtarëve. /Telegrafi/

Foto: The Sun