NP Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se për një periudhë të caktuar do të ketë ndërprerje të komunikacionit hekurudhor në relacionin Shkup-Veles.
“Trenat e udhëtarëve 601 në linjën Shkup-Veles dhe 2080 në linjën Veles-Shkup nuk do të qarkullojnë në periudhën prej 26 qershorit deri më 10 korrik, përveç të dielave kur do të qarkullojnë sipas orarit të udhëtimit”, njoftojnë nga NP “HRMV Infrastruktura”.
Shkak është bërë, siç theksojnë ata, kryerja e punëve të mirëmbajtjes së binarëve, me synim rritjen e shpejtësisë së lëvizjes së trenave./Telegrafi/