Telegrafi

“Nga cili kënd e do gjuajtjen?” – Neymar pyet portierin kundërshtar se nga t’ia gjuajë penalltinë

Neymar ka provokuar portierin kundërshtar se nga cili kënd dëshiron t’ia gjuante penalltinë, para se të asistonte te Mauro Icardi.

Paris Saint-Germain po përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ndërsa ishte nikoqir i skuadrës belge Waasland-Beveren të premten mbrëma.

Skuadra franceze ishte duke fituar 2-0, ndërsa fitoi një penallti në fund të pjesës së parë.

Neymar mori përgjegjësinë që të gjuante atë, gjersa kishte sugjerime edhe për portierin kundërshtar se nga cili kënd e dëshiron gjuajtjen e penalltisë.

Por, braziliani vendosi që të mashtronte portierin kundërshtar dhe të asistonte tek Mauro Icardi që shënoi jo edhe aq lehtë për 3-0.

Skuadra që drejtohet nga Thomas Tuchel fitoi 7-0 në Parkun e Princave, ndërsa 28-vjeçari ishte ylli i mbrëmjes.

Neymari edhe pse në këtë edicion ka luajtur vetëm 15 ndeshje, ka arritur të realizojë 13 gola dhe ka bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/