Telegrafi

Nga Capadocia në Stamboll, udhëtimi luksoz i Morena Tarakut në Turqi (Foto)

Këngëtarja dhe modelja Morena Taraku ka shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka shkuar në Turqi ku ka vizituar disa prej qyteteve më të njohur të këtij shteti.

Morena fillimisht vizitoi Capadocian antike, qytet në të cilin shijoi eksperienca të ndryshme tradicionale, si fluturimet me balonë apo shëtitjet me deve.

Taraku ka ndarë vazhdimisht me fansat në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga pushimet e saj, në të cilat shfaqej plot me stil, teksa reklamonte brendin e ri të veshjeve nga Blerina Kllokoqi-Rugova.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se destinacioni i saj i radhës është Stambolli.

Në disa imazhe të publikuara në InstaStory, Morena shihet duke ia kaluar mjaft mirë rrugëve të Stambollit, teksa shoqërohet nga mikesha e saj. /Telegrafi/