Site icon Telegrafi

Nga buqeta me lule e nuses e deri te fjalimi prekës – mënyrat se si u kujtua Princesha Diana përgjatë gjithë dasmës mbretërore

Foto: Getty Images

Dasma e tyre ishte me siguri dita më e lumtur e jetës për Meghan Markle dhe Princin Harry, por mungesa e nënës së dhëndrit, Princesha Diana pa dyshim e zbukuroi procedurën me trishtim.

Megjithatë, çifti zgjodhën që në çdo element të dasmës së tyre ta kujtojnë princeshën e Uellsit – e cila u vra në një aksident automobilistik në Paris, 20 vjet më parë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Nusja kishte në dorë një unazë tejet të veçantë, e cila ishte punuar me diamantet e të ndjerës Diana.

Princi Harry dhe Meghan Markle kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në Kështjellën Wisdor (Foto: Getty Images)

Në një moment,fansat e mbretërorëve spekuluan se një vend kishte mbetur bosh në afërsi të Harryt, por doli se ishte një çështje e protokollit mbretëror pasi askush nuk mund të ulet para Mbretëreshës në kishë.

Megjithatë, nuk kishte mungesë të elementeve të princeshës Diana gjatë gjithë ditës më të rëndësishme të Harryt dhe Meghanit.

 

NJË NGA BUQETAT MË TË PREFERUARA TË DIANËS, NË DORËN E NUSES

Buqeta me lule e Meghan Markle ishte punuar me lulet e preferuara të Dianës (Foto: Getty Images)

Buqeta martesore e Meghanit u krijua me lulet më të pëlqyera të princeshës Diana, së bashku me kërcellin e zgjedhur nga Harry nga kopshti i tyre privat në Pallatin e Kensingtonit.

“Çifti i zgjodhi në mënyrë specifike që të përfshihen në buqetën e zonjës Markle për të nderuar kujtimin e princeshës së ndjerë në këtë ditë të veçantë”, tha një zëdhënës për Pallatin e Kensingtonit.

Lexo po ashtu Dasma Mbretërore: Gjithçka rreth martesës glamuroze të Princit Harry dhe Meghan Markle të mbajtur në Kështjellën Wisdor

Por këto nuk janë të vetmet, pasi bamirësia e ngritur nga Harry në vitin 2005 për të ndihmuar fëmijët në disavantazh në mbretërinë e Afrikës së Jugut të Lesotos – tregon se ai ka trashëguar shumëçka nga e ëma e tij.

HIMNI I PREFERUAR I PRINCESHËS DIANA

Himni i preferuar i Princeshës Diana është kënduar në kishë gjatë martesës mbretërore (Foto: Getty Images)

Himni “Guide Me, O Thou Great Redeemer”, që u luajt në funeralin e Princeshës Diana, ishte një nga favoritët e princeshës së ndjerë.

Dhe djali i saj ishte dukshëm emocional kur himni u luajt gjatë ceremonisë së djeshme, duke fshirë lotët gjatë betimit.

FJALIMI I MOTRËS SË DIANËS

Motrat dhe vëllezërit e Princeshës Diana ishin prezent në dasmë dhe ata mbajtën një fjalim prekës (Foto: Getty Images)

Princi Harry përfshiu një tjetër mënyrë kujtimi për nënën e tij të ndjerë Diana, teksa në dasmën e tij u bë leximi i një fjalimi Biblik për fuqinë e dashurisë së përjetshme.

Motra e Dianës, Lady Jane Fellowes, e nisi ceremoninë me këtë fjalim, nga kapitulli i tetë i Këngës së Solomonit, në çarçafin e Chapel të Shën Gjergjit, pasi çifti përfundoi betimin.

“Më vër si një vulë mbi zemrën tënde, si një vulë mbi krahun tënd; sepse dashuria është e fortë si vdekja, pasioni i ashpër si varr” lexonte ajo.

“Vargjet e tij janë ndezje zjarri, një flakë zjarri. Shumë ujëra nuk mund ta shuajnë dashurinë, as nuk mund ta përmbytin”.

“Në qoftë se dikush do të ofronte me dashuri gjithë pasurinë e shtëpisë së vet, do të ishte i përbuzur krejtësisht”.

Lexo po ashtu Me stil dhe klas: Dukja e yjeve në dasmën mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle

Lady Jane gjithashtu lexoi nga Bibla në funeralin e Dianës në vitin 1997 pasi ish-bashkëshortja e Princit Charles u vra në një aksident automobilistik në Paris.

Motra tjetër e Dianës, zonja Sarah McCorquodale dhe vëllai i saj Earl Spencer ishin gjithashtu të pranishëm së bashku me kushërinjtë e Harryt në dasmën mbretërore.

KUJTIMI I VEPRAVE TË DIANËS

Princesha Diana është kujtuar përmes çdo elementi në dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Meghan Markle bëri një tjetër kujtim prekës ndaj Princeshës Diana, duke vënë sërish në dorë unazën e punuar me diamantet e vjehrrës së saj të ndjerë, në ceremoninë e mbrëmjes në Shtëpinë e Frogmore.

Markle kombinoi aksesorin e punuar nga gurët smeraldit me një fustan të bardhë të veshur në mbrëmje, i cili ishte stiluar nga Stella McCartney – projektuesja e cila ishte informuar për të krijuar veshje e saj të dasmës.

Princesha Diana kishte shkruar “letër dëshire” të veçantë për dy djemtë e saj, ku u kishte lënë amanetet e një jetese të lumtur me bashkëshortet e tyre.

PERFORMANCA NGA ELTON JOHN

Artisti i madh Elton John performoi në kujtim të Princeshës Diana në dasmë gjithashtu (Foto: Getty Images)

71-vjeçari ishte një mik i ngushtë i princeshës Diana dhe shkëlqyeshëm këndoi një version të rishkruar të këngës “Candle in the Wind”, të cilën për herë të parë e këndoi në funeralin e saj në vitin 1997.

Princi Harry përfshiu Eltonin në dasmën e tij në një mënyrë më ndryshe nga mysafirët e tjerë. Sapo kishte hyrë në sallë, Harry kishte pyetur: ‘a ka dikush këtu që di se si të luajë në piano?’, këtë pyetje ai e kishte bërë pak para se Elton John të ngrihej dhe të luante.

Lexo po ashtu Tridhjetenjë gjëra që nuk i keni ditur për Princin Harry

Ylli Elton john luajti për 600 të ftuarit katër meloditë e tij të famshme, duke përfshirë këngët: ‘Your Song’, ‘Tiny Dancer’, ‘Circle of Life’ dhe ‘I’m Still Standing’.

Elton, ka mbajtur një të ngushtë me Uilliamin dhe Harryn, dhe gjithashtu ka marrë pjesë në martesën e Dukës dhe dukeshës së Kembrixhit në Westminster Abbey në vitin 2011.

MBËSHTETJA PËR FËMIJËT ME HIV

Princat Harry dhe Ulliam trashëguan nga e ëma e tyre shpirtin human (Foto: Getty Images)

Ngritja e vetëdijes për sëmundjen e shekullit, HIV dhe Aids ishte një nga elementët më të rëndësishëm të punës bamirëse të Princeshës Diana kur ajo ishte gjallë.

Harry dhe Meghan vendosën të përdorin martesën e tyre për të vazhduar kampanjën sensibilizuese në mbështetje të Shoqatës së Fëmijëve të prekur nga HIV.

Çifti kërkoi që njerëzit të japin një kontribut në një nga shtatë organizatat bamirëse, duke u bërë thirrje kështu që tu japin sa më shumë dhurata fëmijëve, për të kontribuar sa më shumë në buzëqeshjen dhe lumturinë e tyre. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version