Site icon Telegrafi

Nga Brad Pitt te Daniel Craig – finalja e Wimbeldon bëri bashkë yjet e njohur të Hollywoodit

Gara e Wimbledon për meshkuj solli disa nga të famshmit më të mëdhenj të botës në Londër për të parë finalen e madhe.

Wimbledon normalisht bën bashkë të famshëm të ndryshëm, por turma e këtij viti dukej se ishte e mbushur me yje.

Më poshtë sjellim një përmbledhje të disa prej emrave më të mëdhenj të parë në finalen e së dielës (16 korrik).

Foto: AP

Aktori Brad Pitt u pa në rreshtin e parë duke marrë pjesë në finale. Paraqitja e Pitt nuk ishte një surprizë totale, pasi ai ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar së fundmi për të filmuar një film të ardhshëm në Formula 1.

Një foto u bë shpejt virale në mediat sociale, pasi shumë të famshëm u panë bashkë në një foto.

Foto: Twitter

Në rreshtin e mesëm nga e majta shfaqet Jonathan Bailey i Bridgerton, ylli ndërkombëtar i popit Ariana Grande, Andrew Garfield i “Spider-Man” (i cili gjithashtu mori pjesë në finalen e femrave të së shtunës) dhe poshtë Garfield u ul Tom Hiddleston.

Bailey dhe Grande kanë punuar së bashku në Londër për filmin e ardhshëm “Wicked”.

Foto: Getty Images

Ylli i “James Bond”, Daniel Craig, ishte gjithashtu i pranishëm të dielën, i ulur pranë gruas së tij, aktores Rachel Weisz.

Gjithashtu u vunë re dy ish-kampionë të Wimbledonit, kampioni i dyfishtë në teke Andy Murray dhe dy herë kampioni në çifte të përziera Neal Skupski.

Foto: Twitter

Dhe, sigurisht, Princi i Uellsit William dhe Princesha Kate, së bashku me dy fëmijët e tyre më të mëdhenj, George dhe Charlotte, u ulën në rrethin mbretëror.

Kate ka dorëzuar trofeun fituesit të ndeshjes të së dielës të Wimbledon, të cilin e fitoi spanjolli 20-vjeçar Carlos Alcaraz. /Telegrafi/

Exit mobile version