Telegrafi

Nga Bekaj te Busic: Ky është formacioni më i shtrenjt nga Superliga e Kosovës

Nga shumë njohës futbolli, sezoni 2019/20 në Superligën e Kosovës në futboll po vlerësohet si më interesanti dhe më i forti në vitet e fundit.

Ipko Superliga e Kosovës në futboll momentalisht është në pushim, me Ballkanin që arriti ta mbyll stinorin vjeshtor si lider në tabelë.

E gara mbetet bëhet edhe më interesante kur shohim se aty afër në luftë për titull janë edhe Gjilani, Drita, Prishtina e Feronikeli, shkruan Gazeta Metro.

Por, a e keni menduar ndonjëherë se si do dukej formacioni me futbollistët më të vlefshëm në tregun e transferimeve nga pozitat e tyre përkatëse?


Sipas faqes së specializuar ‘Transfermarkt’ kjo është 11’shja me futbollistët më të vlefshëm: Bekaj; Thaçi, Rapa, Cuculi, Abazi; Hila, Jonuzi, Mustafa; Progni, Lamçja, Busic.

Ky formacion kap shifrën prej 2 milionë e 975 mijë eurove.


Realisht lojtarët e Superligës së Kosovës nuk kanë vlera të sakta, ndërsa ata të Shqipërisë tash e një kohë kanë shifrat të vendosur në faqen ‘Transfermarkt’.