Telegrafi

Nga atje ‘vijnë iPhone-ët, laptopët dhe makinat Tesla’: Pamje nga minierat kongoleze ku fëmijët paguhen 2 dollarë në ditë për të gërmuar për kobalt

Për vite të tëra, kompanitë e mëdha të teknologjisë si Apple dhe Tesla i kanë siguruar klientët e dyqaneve se të gjitha mallrat e tyre janë “me burim etik”.

Por një seri e re imazhesh të marra nga brenda minierave në Republikën Demokratike të Kongos, ku 90 për qind e kobaltit në botë është “minuar” dhe përdoret për të bërë bateritë që fuqizojnë jetën tonë të udhëhequr nga teknologjia, ngrenë pyetje të pakëndshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kobalti është elementi kimik që gjendet pothuajse në çdo vegël të teknologjisë që përdor një bateri me litium në treg sot – një smartphone, tablet ose laptop kërkon disa gramë të tij, ndërsa një automjet elektrik kërkon 10 kg.

Dhe pamjet vijnë pavarësisht se Apple, Microsoft, Google, Tesla dhe të tjerë këmbëngulin që të mbajnë furnizuesit e kobaltit me standardet më të larta dhe se ata tregtojnë vetëm me shkritoret dhe rafineritë që i përmbahen kodeve të tyre të sjelljes.

Por imazhet e DailyMail.com nga disa prej minierave më të mëdha në Afrikë – ku shumë prej këtyre furnizuesve marrin kobaltin e tyre – tregojnë një histori tjetër.

Aty mund të shihen fëmijët zbathur të mbuluar me kimikate, duke thyer pafund gurë për 2 dollarë në ditë; nënat e reja të rraskapitura me foshnjat e tyre të lidhura me rrip, duke “shoshitur” e gurët me shpresën për të gjetur kobaltin e çmuar.

Këto janë ndër imazhet e fuqishme të marra nga Siddharth Kara gjatë disa viteve të fundit në rajonin Katanga, që mund të ndahen tani përpara botimit të librit të tij të ri. /Telegrafi/