Telegrafi

Nga asistimi milimetrik i Granit Xhakës – Nketiah i barazon shifrat

Arsenali e ka barazuar rezultatin ndaj Manchester United në derbin që po luhet në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 17 minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me anë të Marcus Rashford.

Por, Arsenali i barazoi shpejt shifrat dhe kjo meritë e gjitha ishte e Granit Xhakës që bëri asistim milimetrik.

Për ta shfrytëzuar këtë asistim të Xhakës, në zonë ishte Eddie Nketiah (24′), që realizoi me kokë për 1-1. /Telegrafi/