Shpesh në mediat ndërkombëtare është shtruar pyetja se si Taylor Swift arriti në maje të muzikës pop. Ajo ja filloi si yll i muzikës “country” (muzikë qytetare amerikane) dhe me dramë e skandale arriti të godasë njerëzit e duhur përgjatë rruëtimit të saj për të kthyer vëmendjen kah vetja.
Kishte ndihmë të madhe financiare
Taylor Swift pëlqen që të flasë se si ka qenë një vajzë modeste që ka qëndruar pranë pemës së vitit të ri për t’u bërë “krejt rastësisht” një nga pop yjet më të pasura të planetit – por kjo është pjesërisht e vërtetë.
The New Yorker na kujton se nëna e saj punoi në financa dhe babai i saj ka qenë një trashëgimtar i tri gjeneratave të presidentëve të bankave, e që sot është një broker i Merrill Lynch (ai ka blerë një fermë prej një klienti”.
Kur SWift ishte 14 vjeçare, babai i saj u transferua në zyret e Merrill Lynch në Nashville dhe kur vajza e tij e vogël nënshkroi me Big Machine Records, babai ja bleu një pjesë të madhe të aksioneve në po këtë kompani.
E ka shfrytëzuar dhe zvarritur problemin me Kanye West
Të gjithë e kujtojnë momentin kur Kanye West ndërpreu Taylor Swiftin në paraqitjen e saj në MTV Video Music Awards 2009, sidomos këtë moment e kujton vet Sëift. Pas incidentit, ajo dha një numër intervistash për këtë ngjarje, përfshirë një në MTV News në të cilën ka thënë se “ka pranuar kërkim faljen e sinqertë të Westit”. Edhe pse ajo e ka falur, kurrë nuk ka harruar. Në mars të vitit 2013, Vanity Fair zbuloi se Swift mban një foto në ram të momentit të famshëm në shtëpinë e saj. Në vitin 2015, ajo dhe West u ribashkuan në Grammy. Një vit më pas, West pohoi se ai ka larguar një pjesë të tekstit të këngës “Famous” për të respektuar Swiftin, por vet ajo mohoi këtë dhe i bëri “diss” Kanyes në Grammy 2016. Tay është bërë e bezdisshme më këtë. Koha ta kthejë faqen për një kapitull të ri.
I përçau shoqet
Në prill të vitit 2015, kur fansat e saj dhe mediat e kuptuan se shoqëria e saj po bëhet kryesisht nga kaukazi. Ajo shtoi më pas në ekip yllin e “Empire”, Serayah McNeill, e cila u paraqit në klipin “Bad Blood”. Muaj më vonë, Swift shqiptoi keq emrin e McNdeill në një tjetër postim mirë të menduar në Instagram. Megjithatë, ato vazhdojnë të jenë shoqe edhe pse Taylor nuk është serioze aspak me to.
Shkaktoi përçarje edhe në “Fifth Harmony”
Camila Cabello është pa dyshim një prej këngëtareve më të popullarizuara dhe më e njohura e grupit të vajzave “Fifth Harmony”. Swift bëri një festë për ditëlindjen e 18-të të Cabellos në mars të vitit 2015 dhe nuk ftoi asnjë prej antareve tjera të grupit.
Kjo lëvizje bëri që të ngriten spekulime për një konflikt mes antareve të grupit, me spekulime mes fansash se Cabello po bëhej gati për një karrierrë solo pas largimit nga grupi me shoqet e X Factorit.
Është hije e ish të dashurve (dhe të dashurave të tyre)
Pas ndarjes nga Joe Jonas në nëntor të vitit 2008, Swift bëri një video në YouTube duke mbajtur një kukull të Joe Jonas, duke thënë: “Kjo vjen edhe në telefon dhe mund të thyhet ashtu sikurse kukullat tjera.
Më pas ajo ishte si hije e të dashurës së Jonas, Camilla Belle, në “Better With Revenge”, duke kënduar tekstin: “Ajo është aktore, ajo njihet për gjërat që i bën në shtrat”.
Në vitin 2010, Swift lansoi “Dear JOhn”, që spekulohet se i dedikohet lidhjes së saj me John Mayer. Kur Mayer i tha Rolling Stone në vitin 2012 se kënga e ka poshtëruar atë, Swift u përgjigj në Glamour duke thënë se Mayer po paragjykonte për një këngë që “rastësisht” ka emrin e tij në titull e që kinse është për të.
Të njëjtin avaz Swift e vazhdoi edhe për Rita Orën, kur ajo u bë në lidhje me Calvin Harris, me këngëtaren amerikane që doli publikisht duke fyer producentin e kantautorin e njohur.
Ajo i lë shoqet ta bëjnë punën e pistë
Kur Sëift kërkoi që të zbuloheshin sekretet e lidhjes së saj me Harry Styles, ajo nuk e bëri vetvetiu. Ajo kishte një shoqe që i tregoi Vanity Fair për këtë. Styles dhe skuadra e tij ende nuk kanë komentuar për këtë lidhje. Kur artisti i “Grizzly Bear”, Ed Droste lansoi një kritikë në Twitter për Swift, ajo kurrë nuk u përgjigj, por modelja Gigi Hadid dhe Martha Hunt e bënë këtë. (Kjo ishte hera e fundit që Hunt ishte në vëmendje të mediave”.
Ajo kërcënoi me padi mësuesin e saj të kitarës
Eksperti Ronnie Cremer ka mësuar Taylor Swiftin që të shfrytëzojë kitarën dhe ky fakt është përmendur prej vet saj në vitin 2009 në një DVD promocionale, por kur Cermer lansoi një ueb faqe itaughttaylorswift.com në vitin 2015, ajo dhe ekipi i saj kërcënuan mësuesin me padi. New York Daily mori një email nga ekipi ligjor i Swift, TAS Rights Management, dërguar Cremerit, në të cilën pohohet se faqja e tij “inkorporon brendin e famshëm të Taylor Swift dhe se duhet të paguajë për shfrytëzimin e emrit të saj. Cremer i tha më pas gazetës se ai u ndje i “fyer” nga ekipi i Swift dhe fansat e asj.
Ajo kapitalizon nga komunitetet të cilat kurrë nuk i ndihmoi
Sëift kurrrë publikisht nuk ka folur për të drejtat e LGBTI-së, martesat e gjinisë së njëjtë ose ndonjë gjë të ngjashme kontroverse, ndoshta për t’u shmangur nga baza e saj e fansave konservative që ajo e ka krijuar. Ajo këndoi tekstin “Mund ta duash kë të duash/ djemt dhe djemt, e vajzat dhe vajzat” në “Welcome in New York” në vitin 2014 pasi martesat e gjinisë së njëjtë u bënë legale. Kjo pjesë e tekstit mjaftoi që ajo të fitojë një vend si prezantuese në GLAAD Media Aëards në vitin 2016. Pra, ajo përfitoi nga komunitetet që kurrë haptas nuk i përkrahu.
Konflikti me Katy Perryn
Swift fuqishëm aludoi në një intervistë për Rolling Stone se kënga e saj hit “Bad Blood” ishte për pop yllin Katy Perry, e cila punësoi valltarët e Swift (Perry ishte në lidhje me John Mayer atëkohë).
“Ajo tentoi të sabotojë një turne të madh. Ajo tentoi që të punësojë një numër njerëzish nën drejtimin tim”, theksoi Swift.
Le të kujtohet mirë ky incident, puntorët në fjalë nuk ishin shërbyes të përjetshëm të Swift dhe nuk do të largoheshin nëse nuk do të dëshironin, por kjo nuk ka lidhje për Swift. Për të, Katy Perry ishte përgjegjësja e vetme.
Përfshirja në polemika me Nicki Minaj në rrjetet sociale
Kur Nicki Minaj bëri tëeeta për lënien anash të këngës “Anaconda” në favor të sipas saj këngëtareve më të holla dhe të racës së bardhë, Swift, në mënyrë krejt të papritur u kyç në debat duke thënë: “Unë nuk kam bërë asgjë ndaj teje, pos q të kam dhënë dashuri dhe të kam përkrahur. Është keq që po i sulmon femrat. Ndoshta një mashkull ta zuri vendin”.
Swift e mori përsipër akuzën raciste të Nicki Minaj dhe e ktheu vëmendjen kah vetja. Më vonë ajo kërkoi falje dhe të dyjat performuan në VMA, por jo para se në këtë konflikt të përfshihej edhe Katy Perry.
“Vërtet ironike se si të dalësh kundër sulmit mes femrave kur këtë gjë e bën vet dhe kapitalzon duke përulur një femër tjetër”, ka thënë Katy Perry në një tjetër postim duke thumbuar Swift.
/Telegrafi/