Luana Vjollca dhe motra e saj, Marina, po shijojnë kohën e tyre së bashku.
Dy personazhet e njohura kanë qëndruar në alpet zvicerane, gjegjësisht në Kitzbuhel.
Pasi qëndruan disa ditë, duket se prezantuesja e njohur nuk është mjaftuar dhe u drejtua për në Maldive.
Një gërshetim i pushimeve nga bukuroshja e ekranit, prej borës direkt e në Maldive.
“Nga bora në det”, ka shkruar Luana në rrjetin social Instagram.
Së fundmi Luana ka vazhduar me materialet muzikore duke e publikuar këngën “Boll u bo tu vujt”.
Ndërkaq, Marina po vazhdon të shijojë jetën e saj me superyllin e hip hopit, Getoar Selimin. /Telegrafi/