Telegrafi

Nga Anglia e quajnë të kryer trajnerin që do ta pasojë Kloppin te Liverpooli

Jurgen Klopp tashmë e ka konfirmuar se do të largohet nga Liverpooli me të përfunduar ky sezon.

Trajneri gjerman këtë vendim e mori shkaku se është i lodhur nga puna dinamike dhe dëshiron të pushojë së paku për një vit.

Andaj, Liverpooli nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të futet në treg për një trajner të ri, që sipas Daily Star tashmë e ka gjetur.

Lexo po ashtu Përgjigja e Leverkusenit për thashethemet e largimit të Xabi Alonsos

Mediumi britanik raporton se pronarët e klubit anglez po shkojnë me të gjitha forcat për strategun e Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso.

Spanjolli e ka dëshmuar vetën te skuadra gjermane, duke qenë si skuadra e vetëm deri më tani në këtë sezon pa humbje dhe duke kryesuar Bundesligën.

Lexo po ashtu Jurgen Klopp përballë një sfide të jashtëzakonshme pas vendimit për t'u larguar nga Liverpooli

Liverpooli beson se Alonso do të jetë një zëvendësues perfekt për klubin, pasi tashmë e njeh çdo pëllëmbë të tij që kur ishte lojtar.

Konfirmi si trajner i tyre i ri do të vije vetëm pas përfundimit të sezonit, si shenjë respekti për Kloppin, ndërsa marrëveshja do të mbyllet në javët e ardhshme. /Telegrafi/